Parlamenti Evropian bëri thirrjen e tij të parë ndonjëherë për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Gaza ndërsa Izraeli vijonsulmet e tij në enklavë.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian, raporti i vitit 2023 mbi “Të drejtat e njeriut dhe demokracia në botë dhe politika e Bashkimit Evropian për këtë çështje” u miratua të mërkurën me 265 vota pro, 253 kundër dhe 10 abstenime.
Me kërkesë të anëtarëve të Grupit të Majtë në parlament, neni i 62-të i raportit u ndryshua për të përfshirë thirrjen për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza”.
Raporti i rishikuar rishtazi, i miratuar pas mocionit për një rezolutë, përfshin një deklaratë që i kërkon Bashkimit Evropian, vendeve anëtare dhe komunitetit ndërkombëtar të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, veçanërisht për të siguruar qasje të pandërprerë në ushqim dhe ujë për të gjithë.
Kjo është hera e parë që parlamenti ka bërë thirrje për një armëpushim në Gaza. Në një rezolutë të miratuar më 18 janar, një “armëpushim i përhershëm” lidhej me kushte të tilla si lirimi i të gjithë të burgosurve dhe shpërbërja e grupit palestinez Hamas.