Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin u pyet se sa gra dhe fëmijë palestinezë ishin vrarë nga forcat izraelite.
“Është mbi 25 mijë gra dhe fëmijë”, u përgjigj shefi i Pentagonit.
Ai tha se Izraeli mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët.
“Përafërsisht 21 mijë municione i janë ofruar Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza”, shtoi ai.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës më 7 tetor mes izraelitëve dhe militantëve të Hamasit.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv, ku raportohet se kanë mbetur të vdekur rreth 1200 izraelitë.