Mjeku i Spitalit të Traumës Gjovalin Bush ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të deputetit të plagosur pas shpërthimit në magazinën në pronësi të tij në Lushnjë.
Mjeku tha se deputeti është riegzaminuar dhe është futur në sallë, pas disa dëmtimeve në pjesën e barkut. Mjekët thanë se deputeti është në gjendje stabël dhe se ndërhyrja do të kërkojë kohë. Nga të dhënat, mësohet se deputeti ka politraumë.
“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi.