AC Milan mori një fitore në minutat e fundit kundër Lazios, që e mbylli ndeshjen me tetë lojtarë.
Të besuarit e Stefano Piolit fituan 1-0 kundrejt vendasve të Sarrit.
Për ndeshjen vendosi goli i Okafor në minutën e 88’.
Kuq e zinjve iu anulua dhe një gol i shënuar nga Leao në minutën e 76’ për pozicion jashtë loje.
Që prej minutës së 57’ Lazio luajti me një lojtar më pak kur Pellegrini mori kartonin e dytë të verdhë.
Më pas dy kartonët e tjerë u akorduan nga arbitri i ndeshjes pas golit në minutat e 95’ dhe 96’ ku Marusic dhe Guendouzi u ndëshkuan për sjellje jo sportive.
Me këtë fitore, Milani qëndron në vendin e tretë me 56 pik ndërsa Lazio qëndron në vendin e 8 me 40 pik.