Janë publikuar pamjet e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Lushnjë në ambientet e një kapanoni në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela.
Nga shpërthimi mbeti viktimë drejtuesi i vinçit që operonte brenda godinës, dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë edhe i biri i viktimës, ndërkaq mbetën të plagosur 7 persona mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, të cilët u transportuan drejt spitalit të Traumës.