Vendosni fjalën kyçe....

Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore, Çupi: Kërkuam pezullim, po privohemi nga e drejta kushtetuese


Deputetët e Rithemelimit kanë kërkuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për komisionet hetimore, i miratuar në dhjetor në Kuvend. Deputetja Dhurata Çupi tha se me këtë ligj mazhoranca synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë. Çupi tha se është kërkuar gjithashtu edhe pezullimi i ligjit deri në një vendim përfundimtar.

‘I bëj thirrje GJK të jetë në lartësinë e integritetin  që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv.’- tha Çupi.