Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnje, disa të plagosur, mes tyre deputeti i PS-së


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak momentesh në Lushnje në një biznes, ku nga informcionet e para mësohet se ka katër të lënduar, midis të cilëve edhe një deputeti i PS-së.

Sipas Balkanweb  deputeti i plagosur është Bujar Çela. 

Tek rrethrrotullimi i plasmasit në Lushnjë gjatë punës në fabrikë një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim, ku mbetën të lënduar dy persona. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.