Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, drejtuesit e policisë dhe ministri Balla në vendngjarje


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes duke shkaktuar 1 viktimë dhe 4 të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.

Mësohet se ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në vendngjarje së bashku me drejtues të policisë.

Raportohet se në magazinë, punonjësit kanë qenë duke punuar, kur kanë hasur në shtyllën e tensionit të lartë duke shkaktuar këtë shpërthim.