Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Lushnjë/ 8 të plagosur, deputeti Bujar Çela i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale


Të tjera detaje janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, pas shpërthimit në një fabrikë.

Deputeti Bujar Çela i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Mësohet se në spital, të plagosur janë 8 persona. 4 të plagosur janë transportuar nga Lushnja drejt Tiranës.

Sipas Balkanweb të plagosurit dhe viktima janë punonjës të magazinës.

Kujtojmë se gjatë punimeve, një vinç ka prekur telat e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm.