Në Moskë po i jepet lamtumira e fundit liderit të opozitës ruse Alexei Navalny. Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se u është dorëzuat trupi i Navalnyt.
Shumë njerëz janë mbledhur për të bërë homazhet e fundit disidentit rus, ndërsa mbërritja e arkivolit u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritjen e emrit të tij”Navalny, Navalny, Navalny!”
Njerëzit që janë atje thërrisnin “Ai nuk kishte frikë dhe ne nuk kemi frikë”, duke përsëritur një nga parullat e kundërshtarit të Putin. Navalny vdiq në një burg rus më 16 shkurt. Ndërkohë shkëputja e internetit në zonën përreth kishës ku po bëhet ceremonia shkakton shpesh dhe ndërprerje të transmetimit të ceremonisë live në youtube.
Navalny's hearse arrived to the church. People clap and chant "Navalny!" – Russian media. https://t.co/PJNiX6Z4PB pic.twitter.com/otaZI4Fe3I
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 1, 2024