Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në ish-uzinën e Ballshit, procedohen penalisht dy persona


Policia ka dërguar për ndjekje penale dy shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, për zjarrin e rënë në depozitat e naftës në Ballsh.

Dy shtetasit pas punës për çmontimin e depozitës dyshohet se nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si rezultat është shkaktuar ndotje e ajrit.

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr. Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.