Vendosni fjalën kyçe....

Berisha gati ndryshimet statutore, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj nënkryetarë partie


Top Channel ka mësuar se kryesia e Berishës do zgjerohet edhe me emra te tjerë të grupit Bardhi.

Postin e nënkryetarit Berisha ka menduar t’ia japë Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkaj, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit te Kuvendit.

Si Bardhi dhe Gjekmarkaj do jenë pjesë automatikisht e kryesisë së Rithemelimit.

Në mbledhjen e Këshillit që Rithemelimi mban të martën pritet të  miratohen ndryshimet në statut që bëjnë nënkryetar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhin, (si kryetar i grupit parlamentar) dhe Agron Gjekmarkajn (si nënkryetar i Kuvendit).

Gjithashtu do te ndryshohet përbërja e kryesisë se Rithemelimit që do të integrojë brenda disa prej figurave te grupit Bardhi Te përbërja e kryesisë, mes emrave që do futen janë edhe Ervin Salianji si zv.kryetar grupi parlamentar dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.