Ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi mbetet në burg. Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër sapo ka vendosur që Taçi të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së lartë në Tepelenë.
Seanca e sotme e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një ore e gjysmë ku prokurori Gazmend Frëngu ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës ish-hartografit të Kadastrës.
Provat shkresore e materiale të servirura nga prokurori Frëngu paraqitën sesi Taçi dhe Memisha të dy së bashku kanë cënuar sistemin kombëtar të Kadastrës duke dhënë çertifikata pronësore në qindra raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme.