Vendosni fjalën kyçe....

Komuniteti Mysliman Shqiptar shkon sot në zgjedhje, në garë tre kandidatë


Ditën e sotme Komuniteti Mysliman Shqiptar zhvillon zgjedhjet për kreun e tij.

Votimet do të mbahen në ambientet e Medresesë së Tiranës dhe vijnë pas 5 vitesh dhe përfundimit të mandatit të kreut aktual Bujar Spahiu.

Në garë për të marrë drejtimin e Komunitetit janë, Bujar Spahiu, Eduard Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.