Vendosni fjalën kyçe....

Argjentinë/ Presidenti Milei vendos për mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve


Presidenti ultra-liberal i Argjentinës Javier Milei ka njoftuar ditën e premte mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve, Telam. Millay u shpreh se ajo shërbente si një agjenci propagande e ish-presidentes Cristina Kirchner.

“Ne do të mbyllim agjencinë Telam, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si një agjenci propagande Kirchner” tha Milei në një fjalim në parlament, por pa dhënë detaje më tej.

Gjatë muajit shkurt, qeveria e Milei paraqiti një plan që synon “të modifikojë strukturën organizative dhe operacionale” të të gjithë mediave shtetërore, duke përfshirë Telamin si dhe radion dhe televizionin shtetëror. Telam u themelua në vitin 1945 dhe ka më shumë se 700 punonjës. Çdo ditë transmeton rreth 500 telegrame të brendshme lajmesh, 200 foto, video dhe përmbajtje radiofonike.

Sipas faqes së saj të internetit, Telam “është e vetmja agjenci në vend me një rrjet korrespondentësh në të gjitha provincat e Argjentinës dhe me shumë marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare”.

Tentativa për mbylljen e agjencisë së lajmeve Telam ka patur edhe në drejtimin e presidentëve Carlos Menem, Fernando de la Rua dhe Mauricio Macri. Reforma e vitit 2018, largoi nga puna 357 punonjës, disa prej të cilave u anuluan më pas nga Gjykata.