Zëdhënësja anti-korrupsioni e “Rithemelimit”, Genta Vangjeli ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka denoncuar Bashkinë e Durrësit në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.
Vangjeli bën me dije se vetëm në Bashkinë e Durrësit janë paguar 267.8 milion euro për këtë proces, por mijëra qytetarë janë ende rrugëve, duke shtuar se për me keq prej muajsh ata nuk marrin më as bonusin e qirasë.
Ai shprehet se qytetarëve durrsakë i dhënë diçka deri në Maj për t’i mashtruar dhe për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj kanë 8 muaj që u është kthyer shpina.
DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES SË ANTI-KORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI
Një shifër fantastike prej 267.8 milionë euro janë paguar për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit.
Megjithatë, mijëra qytetarë, në vend të çelësit të shtëpisë kanë marrë çelësat e kashtës, pra nuk i gëzojnë shtëpitë, edhe pse kanë kaluar mbi katër vjet nga tërmeti dhe po kaq nga premtimet e qeverisë dhe të bashkisë Durrës.
Për më keq, prej muajsh tashmë ata nuk kanë marrë më as bonusin e qirasë.
Vetëm një numri të vogël familjesh u janë dorëzuar celësat e shtëpive dhe kjo ka ndodhur për qëllime publiciteti, sa për tu hedhur hi syve durrsakëve. Që në vitin 2020 qeveria ka lidhur kontratat e kufizuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti në Durrës.