Vendosni fjalën kyçe....

Apple gjobitet me 1.8 miliardë euro nga BE, shkeli konkurencën me aplikacionet muzikore


Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkelje të konkurrencën në transmetimin e muzikës në aplikacionin Spotify. Hetimi i BE zbuloi konkurrencën e kufizuar nga shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, sipas Reuters.

Gjoba është gati katër herë më e lartë se sa pritej nga Komisioni Evropian për të treguar se do të veprojë me vendosmëri ndaj kompanive të teknologjisë që abuzojnë me pozitën e tyre në tregun e telefonave dhe shërbimeve online.

Sipas komisionit, kompania e teknologjisë Apple ka kufizuar zhvilluesit e aplikacioneve të transmetimit të muzikës që të informojnë përdoruesit iOS për opsionet më të lira muzikoredhe publiku përfundoi duke paguar më shumë sesa duhej për transmetimin e muzikës.

Komisionerja evropiane e konkurrencës, Margrethe Vestager, tha ‘se është e rëndësishme të evidentohet se edhe nëse je një kompani dominuese dhe bën diçka të paligjshme, do të dënohesh.”