Kampionati Botëror i Formula 1 ngriti siparin fundjavën që lamë pas me garën e parë, e vlefshme për çmimin e madh të Bahreinit. Red Bulli dhe Max Verstappen u rikonfirmuan si pretendentët absolut të këtij edicioni.
Por, në skuderinë austriake kanë filluar problemet e para të brendshme, që kanë zanafillën nga hetimi që këta te fundit i bënë drejtuesit kryesor, Christian Horner.
Së fundmi, ish-piloti holandez dhe njëkohësisht babai i Max Verstappen, Jos Verstappen, “turbulloi” ambientin me deklaratën e tij të fundit në drejtim të Horner:
“Ka një tension në skuderi, për sa kohë Horner vazhdon të jetë në pozicionin e drejtuesit të Red Bull-it. Harmonia rrezikon të shkatërrohet. Horner luan rolin e viktimës, por është ai që po shkakton problem me qëndrimin e tij. Kam frikë se situata brenda grupit mund të shpërthejë”, mbylli deklaratën e tij Jos Verstappen.