Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar përpjekjet e shteteve individuale për të ndaluar Donald Trumpin të kandidojë si kandidat presidencial për zgjedhjet e nëntorit.
Gjyqtarët hodhën poshtë njëzëri vendimin e Kolorados për të skualifikuar Trump nga votimi paraprak republikan, sipas BBC.
Gjyqtarët në këtë shtet kishin përmendur një klauzolë kundër kryengritjes në Kushtetutën e SHBA për të ndaluar Trump, ku përpjekje të ngjashme janë bërë në Illinois dhe Maine.
Seksioni 3 i Amendamentit të 14-të ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim” nga detyra.
Vendimi i Kolorados vuri në dukje veprimet e Trump rreth sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij.
Por në vendimin e tyre të shpallur të hënën në mëngjes, gjyqtarët vendosën se vetëm Kongresi ka fuqinë për të zbatuar dispozitën, jo shtetet.
Votuesit republikanë në Kolorado dhe më shumë se një duzinë shtetesh të tjera do të shkojnë në kutitë e votimit të martën për të zgjedhur kandidatin presidencial të partisë.