Vendosni fjalën kyçe....

Historia e pabesueshme e teknikut që mashtroi sistemin e ‘gllabëroi’ 2 milionë dollarë në monedha


A keni menduar ndonjëherë se si dikush mund të vidhte mbi 2 milionë dollarë në monedha nën hundën e autoriteteve pa u kapur për më shumë se një dekadë?

Salim Kara arriti të kryejë një nga grabitjet më të pamundshme në histori, me asgjë tjetër veçse një antene të modifikuar makine dhe disa mashtrimeve ‘dinake’.

Kjo është historia e teknikut të tranzitit që mundi sistemin përmes shfrytëzimit të zellshëm të dobësive të tij.

Kapitulli 1: Hajduti pa pretendime

Si mundet që një refugjat që fillon një jetë të re në Kanada me një punë modeste komunale të përfundojë duke vjedhur miliona nga qyteti që e pranoi?

Kur Salim Kara mbërriti në Edmonton, Alberta në vitet 1970 duke ikur nga kaosi në Ugandë, ai dukej një kandidat i pamundur për të kryer një vjedhje të madhe. Ai nisi një punë si teknik në mirëmbajtjen e makinerive të biletave hekurudhore të qytetit në vitin 1981, punë që ofronte stabilitet, por jo pasuri.

Megjithatë, Kara e kuptoi boshllëkun e mundshëm që do e çonte atë të nxirrte ngadalë shuma të mëdha monedhash me kalimin e viteve. Kush mund ta kishte parashikuar që ky qytetar i ri do kryente një nga vjedhjet më mizore në historinë e qytetit?

Kapitulli 2: Shfrytëzimi i ssistemit

Si arriti një teknik i tranzitit publik të vidhte mbi 2 milionë dollarë në monedha të pazbuluara gjatë 13 viteve nga makinat e biletave për të cilat ai ishte përgjegjës i mirëmbajtjes?

Puna e Kara i dha atij çelësat e kasafortës. Pozicioni i tij teknik i dha qasje të pambikëqyrur pikërisht në makinat nga të cilat ai grabiti monedha. Nëpërmjet provave dhe gabimeve, Kara shpiku një pajisje të re peshkimi – një antenë e modifikuar makine – që e lejoi atë të nxirrte në mënyrë të fshehtë monedha nga vendet e depozitave pas orëve gjatë tureve të tij të mirëmbajtjes.

Në vend që të plaçkiste makineritë, dredhia e zgjuar e Kara përfshinte heqjen e sasive të vogla nga çdo makinë me kalimin e kohës, duke shmangur mospërputhjet në shkallë të gjerë në llogari që do ngrinin alarmin e autoriteteve. Gjatë 13 viteve, kjo skemë e qëndrueshme i siguroi atij 2.3 milionë dollarë, pasi ai dalëngadalë shfrytëzoi dobësitë në sigurinë dhe mbikëqyrjen e sistemit.

Kapitulli 3: Pastrimi i pasurisë së madhe në monedha

A keni menduar ndonjëherë se si dikush mund të depozitojë mijëra monedha çdo javë në bankë pa ngjallur dyshime?

Për Karan, sfida më e madhe ishte pastrimi i tufës së madhe të monedhave të vjedhura. Monedhat janë të rënda, të vështira për t’u transportuar në mënyrë të fshehtë në sasi të mëdha. Por Kara sajoi një kopertinë gjeniale.

Ai pretendoi se monedhat erdhën nga një biznes i suksesshëm që operonte makina shitëse. Ky shpjegim e lejoi atë të transportonte thasë me monedha javë pas jave për vite me rradhë pa i rënë në sy bankës.

Përmes disiplinës së rreptë, Kara u shpëtoi dyshimeve pavarësisht se lau 37 ton monedha gjatë 13 viteve, mesatarisht 3,000 dollarë në javë, duke u rritur në 5,000 dollarë në javë pasi Kanadaja prezantoi monedhën 1 dollarëshe.

Ai i kanalizoi të ardhurat e tij në investime modeste, duke mos u kënaqur kurrë me luksin bujar që mund të çonte në zbulimin e tij. Për më shumë se një dekadë, Kara arriti të mbetej tekniku i thjeshtë për të cilin askush nuk dyshonte se mund të kryente një vjedhje të këtyr përmasave.

Kapitulli 4: Rënia e ‘mbretit’ të monedheve

Si arriti Kara t’u shmangej autoriteteve për kaq gjatë, pavarësisht se kishte vjedhur miliona në një mashtrim të thjeshtë? Dhe çfarë çoi më në fund në rënien e tij?

Nga fillimi i viteve 1990, Kara u bë i pakujdesshëm në mbulimin e gjurmëve të tij. Alarmi u dha kur auditimet zbuluan mungesa të mëdha të monedhave nga makinat e biletave. Përafërsisht në të njëjtën kohë, Kara ngjalli dyshime duke ndërtuar një shtëpi ekstravagante prej 1 milion dollarësh përtej mundësive të një nëpunësi të përulur civil.

Duke parë shenja të veprimtarisë së paligjshme, në vitin 1993 autoritetet e tranzitit punësuan hetues privatë të cilët e kapën Karan në flagrancë duke vjedhur monedha. Atij iu sekuestruar pasuria dhe në vitin 1996 u dënua me 4 vite burg.

Në fund, Kara shërbeu vetëm 16 muaj burg dhe pagoi dëmshpërblim, duke i shpëtuar dënimit të ashpër përmes marrëveshjes së tij të pranimit të fajësisë. Por marifeti i tij ekspozoi të meta të dukshme sigurie në sistemin e tranzitit të Edmontonit.

Dhe mbetet një nga krimet më të pamundshme dhe më hutuese në historinë e qytetit. Një teknik dinak tranziti që mundi sistemin me zgjuarsi dhe shfrytëzoi dobësitë e tij për të vjedhur një pasuri në monedha nën hundët e të gjithëve.

VINI RE: Kymaterial është pronësi intelektuale e Medium.com

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani