Vendosni fjalën kyçe....

Humb ekuilibrin dhe bie në ujërat e lumit Mat, ndërron jetë e moshuara


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në fshatin Shkopet, shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit. Një e moshuar nga fshati i Shkopetit ka përfunduar në ujërat e lumit Mat.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se e moshuara ka qenë duke kaluar nga njëra anë e lumit në anën tjetër, teksa dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit, duke humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët e zonës më shumë se një ore.

Ndërkohë, banorët kanë kërkuar ndihmën edhe të HEC-Shkopet duke kërkuar që të bllokohej uji në mënyrë që të kishin mundësinë të nxirrnin trupin e pajetë të nxirrej jashtë ujit.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë më shumë detaje. Trupi i pajetë i të moshuarës, emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Kurbinit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.