Vendosni fjalën kyçe....

Matësit inteligjentë, OSSH lidh kontratën për t’i instaluar në tre rajone të tjera në vend


Vendosja e matësve inteligjentë të energjisë në kabina dhe tek konsumatorët private pritet të vijojë tashmë më tej me zbatim konkret në tre rajone.

Drejtoria rajonale e OSSH Tiranë ka lidhur së fundmi kontratën me kompaninë ACI Enegenieering duke i hapur kështu rrugë projektit

Kontrata është lidhur me një vlerë prej 139 milionë lekësh apo 1.3 milionë euro. Referuar dokumentacionit të publikuar më herët nga OSSH për procedurën në fjalë nënvizohej se parashikohet që të instalohen të paktën 1622 matës inteligjentë në konsumatorë në disa rajone.

“Më këtë investim instalimi i matësve inteligjentë të bilancit të kabinave elektrike TM-TU do të bëhet në rajonin Shkodër (Shëngjin), rajonin Tiranë dhe në njësinë Vlorë. Instalimi i matësve inteligjentë në konsumatorët fundorë privat do të bëhet në rajonet Shkodër, Durrës dhe në njësinë Vlorë” thuhet në relacion.

Konkretisht sipas tabelës 309 do të jenë në nënstacionin Lezhë, të paktën 274 në dy nënstacione në Shkodër, rreth 110 në Vlorë, 375 në Shkozet, 152 në Spitallë, 142 në Kavajë, 116 në Golem, 45 në Gjirin e Lalzit dhe 116 në Sallmone.

Instalimi i matësve inteligjentë është një projekt që flitet prej kohësh dhe që synon përveç lehtësive në faturim dhe procese të tjera të punës së OSHEE, të ulë edhe humbjet.

Një studim i ERE në matësit e instaluar në Kashar doli në përfundimin se uljet në shpërndarje në këtë zonë u ulën me 7.5 për qind diçka që edhe OSSH e sjell si argumentim për procedurën që zuri vend së fundmi duke specifikuat se çfarë parashikon ky projekt në detaj.

“OSSH sha. ka realizuar instalimin e matësve inteligjent në një numër Kabinash TM-TU. (matje bilanci). Gjithashtu në rajonin Tiranë është realizuar instalimi i matjes inteligjentë në kabina TM-TU dhe në konsumatorë fundorë në fidrat F7 dhe F8 që dalin nga N/Stacioni Kashar.

Në vazhdimësi të investimeve të mëparshme OSSH sha. do të vazhdojë instalimin e matjes inteligjente edhe në vitet e ardhshëm në përmbushje të strategjisë së zhvillimit të sistemit të matjes në matje inteligjente. Instalimi i matëseve inteligjent parashikon kërkesat teknike për “Furnizim, Vendosje dhe Instalim të Sistemit të Matjes inteligjente të bilancit në kabinat elektrike të OSSH sh.a., të matësave inteligjent në konsumatorët fundor privat, Softëare-t dhe integrimet e tyre në platformën MDMS (Meter data menagment sisitem)”, duke përfshirë Sistemin Head End (HES)” shpjegon OSHEE./N.Maho

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor