Avokati i ish-kryeminisrit Berisha, Genc Gjokutaj, akuzoi sot Gjykatën e Posaçme që po bën çdo manovër të mundshme për të djegur mandatin e deputetit të kreut të Rithemelimit.
Pas daljes nga godina e gjykatës, ai tha se gjyqi ndaj Berishës po zhvillohet jashtë godinës së gjykatës teksa tha me jo pak ironi se çështja drejtohej nga kryeministri Rama e jo nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Seanca e ardhshme për masën e sigurisë ndaj Berishës është caktuar më 8 mars.
“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për heqjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi të z. Berisha. Dijenia e tij marrë dje a pardje është shoqëruar me prokurorë ku ai pranon që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Ky gjyq po zhvillohet jashtëgjyqësisht. Gjykata synon të djeë mandatin e z. Berisha pa asnjë shkak ligjor si dhe vullnetin e tij për t’u përfaqësuar në mungesë siç ka ndodhur në të gjitha seancat. Irena Gjoka e ka kërkesën e përjashtimit të bashkëlidhur, ka ngelur vetëm t’ia ngjisim në pallto. Pyeteni kryeministrin përkëtë gjyq. Nga ai mund të merrni një përgjigje shumë më të saktë dhe në kohë sepse ai ështrë gjyqtari i çështjes.” – tha Gjokutaj.