Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar kthimin e telefonit të sekuestruar nga SPAK-u.
Apeli i Gjykatës së Posaçme e hodhi poshtë kërkesën e saj në seancën e 4 janarit. Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Ilir Panda.
Telefoni i është sekuestruar Kryemadhit nga SPAK-u lidhur me hetimin për lobimin e LSI-së në SHBA.