Vendosni fjalën kyçe....

Beleri në gjyq: Çështjen e bashkisë Himarë, s’duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa


Teksa sot pritet të që të jepet vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit.

Beleri tha sot para togave të zeza se çështjen e bashkisë së Himarës nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesë.

“E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështjen e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh. U përdorën thëniet e një dëshmitari i dënuar për mashtrim. Kjo çështja ka qenë dhe është politike. U shkel prezumimi i pafajësisë. Nuk ka pasur një proces të rregullt gjyqësor. U ndodha para një diskriminimi.
Qëllimi i arrestimit dhe mbajtja në burg, është që Rama të mbajë zgjedhje të reja në Himarë. Herët ose vonë do ta gjej drejtësinë. Gjyqtarë sot duhet t’i thoni jo naciononalizmit të sëmurë.”,
tha Beleri.