Vendosni fjalën kyçe....

Fabrika e Tesla-s në Gjermani ndalon prodhimin e makinave pas dyshimeve për zjarrvënie


Tesla ndaloi prodhimin në fabrikën e saj të makinave në kryeqytetin gjerman, Berlin, pas një sulmi të dyshuar për zjarrvënie të ndodhur pranë fabrikës.

Sipas mediave të huaja, një shtyllë elektrike pranë uzinës mori flakë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në fabrikë dhe qytetet përreth.

Autoritetet lokale aktualisht thonë se nuk e lidhin këtë ngjarje me aktivistët mjedisorë të cilët kanë protestuar kundër zgjerimit të fabrikave.

Tesla tha se punëtorët ishin dërguar në shtëpi dhe  ndërtesa e saj ishte e sigurt.

Zjarri nuk mund të arritnte pranë fabrikës së prodhimit të të makinave elektrike por dogji një shtyllë elektrike dhe tela të tensionit të lartë.

Ministri i Brendshëm i shtetit gjerman u shpreh se është kundër spekulimeve se kush ishte përgjegjës për zjarrvënien e dyshuar.

Aktualisht janë rreth 100 aktivistë mjedisorë pranë fabrikës, duke protestuar kundër zgjerimit të saj.

Tesla dëshiron të dyfishojë madhësinë e fabrikës së saj, e cila është e vetmja në Evropë , por protestuesit janë kundër kësaj pasi kjo dë të shkaktojë prerjen e pemëve aty pranë.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi të martën në mëngjes se një zëdhënës i Robin Wood, një nga grupet mjedisore, tha se ata ishin plotësisht të befasuar nga situata rreth zjarrit.

Fabrika Tesla aktualisht prodhon rreth 500,000 makina në vit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC