Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi ndaj Belerit, Meta: Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, duke folur për çështjen Beleri, deklaroi se ai u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës.

Meta theksoi se çështja Beleri tregon se në Shqipëri nuk ka demokraci dhe se drejtësia është e kapur nga Rama.

“Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri. Kryeministri ka kapur policinë, prorkurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues. Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës. Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë”, deklaroi Meta.