Deputeti i PD Flamur Noka, pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, deklaroi se tashmë bashkimi i opozitës është më afër se kurrë.
Noka tha se mbledhja e Këshillit Kombëtar i shërbeu bashkimit të opozitës.
Ai shtoi se misioni historik i demokratëve është që të kthejnë votën e lirë, e cila, sipas tij, është dhunuar në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.
“Ne jemi në një etapë të re, duam bashkimin e demokratëve. Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë, për të bashkuar opozitarët për të rrënuar qeverinë kriminale.
Misioni ynë historik është që shqiptarët të votojnë të lirë.
Prej 10 vitesh, qeveria shkatërron zgjedhjet. Dhe që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike. Ndryshimet janë konfirmuar nga Kryesia dhe tani do të kalojnë tek Këshilli Kombëtar”, u shpreh Noka.