Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Balla: Do ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak kohë në konsultim publik


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë me dije se do të ndryshojë ligji për Policinë e Shtetit.

Ai gjithashtu shtoi se do të ketë një kod të ri etike për punonjësit e policisë së shtetit duke i dhënë rëndësi meritokracisë.

“Do ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak kohë në konsultim publik. Ligji i ri për Policinë e Shtetit do garantojë meritokracinë. Do ketë një Kod të ri etike për punonjësit e Policisë së Shtetit. Ligji i ri i Policisë Shtetit duhet t’i japë rëndësi meritokracisë. Duhet t’i garantojmë që çdo punonjësi të ndershëm të policisë së Shtetit të bëjë karrierë. Ka patur një bllokim të karrierës në Policinë e Shtetit.

Pas një punë intensive të përditshme do të kemi shumë shpejt një draft që do të bëhet publik, ku edhe ju dhe opinioni publik do të njoftoheni. Ligji i ri i policisë së shtetit i është referuar eksperiencave më të mira ta shndërrojmë policinë e shtetit si institucionin më të besuar në vend. Është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për ta bërë gati për t’ju nënshtruar konsultimeve publike”,– tha Balla.