Vendosni fjalën kyçe....

Personazhe të krimit fshihen në Dubai/ Balla: Shumë shpejt marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për ekstradimet


 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se shumë shpejt mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për ekstradimet e personazheve të botës së krimit, që fshihen në këto vende, kryesisht në Dubai.

Ai tha se pas disa javësh ai do të jetë në Emirate për të konkretizuar këtë marrëveshje.

“Për sa kohë je në kërkim, qoftë në kërkim policor, detyra e policisë është që këta persona të gjenden dhe të vendosen para drejtësisë. Po punojmë me Emiratet te Bashkuara për të pasur një marrëveshje për ekstradim.

Pas disa javësh do të jem në Emirate për të finalizuar një marrëveshje që të mundësojë që dhe ky vend të mos jetë më oaz për këta persona të krimit.”, tha ai.