Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon kthimin në qeli të Malltezit, Gjykata e Lartë vendos sot


Gjykata e Lartë do vendosë sot mbi kërkesën e SPAK-ut për kthimit në qeli të Jamarbër Malltezit, i cili u la në arrest shtëpie pak javë më parë.

Malltezi po hetohet për privatizimin e ish-klubit Partizani, çështje për të cilën po hetohet edhe vjehrri i tij, ish-kryeministri Berisha.

Prokuroria kërkon rikthimin në burg të Malltezit. Ky i fundit ka deklaruar se procesi ndaj tij është politik me urdhër të Edi Ramës dhe se prokuroria nuk ka asnjë provë të vetme në çështjen e ngritur.