Vendosni fjalën kyçe....

Themeluesi i Amazon ‘rrëzon nga froni’ Elon Musk-un, bëhet sërish personi më i pasur në botë


Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, Jeff Bezos ka rifituar titullin e personit më të pasur në botë, duke ia kaluar Elon Musk-ut.

Pasuria neto e themeluesit të Amazon ishte 200 miliardë dollarë, ndërsa Musk pasoi me 198 miliardë dollarë. Referuar të dhënave të indeksit, thuhet se Musk ka humbur rreth 31 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, ndërsa Bezos ka fituar 23 miliardë dollarë, sipas indeksit.

Musk fitoi titullin e personit më të pasur në botë në maj të vitit 2023, duke lënë pas CEO të LVMH (LVMHF) Bernard Arnault, i cili drejton një nga konglomeratet më të mëdha në botë dhe përfshin marka të tilla si Louis Vuitton, Dior dhe Celine. Tre centiliarderët, Musk, Arnault dhe Bezos kanë qenë në konkurrencë me njëri-tjetrin për vendin e parë për muaj të tërë. 

Arnault kishte mbajtur titullin ndërsa pasuria e tij u rrit për shkak të një bumi në shitjet e mallrave luksoze që ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve të LVMH. 

Në fillim të këtij viti, një gjykatës në gjykatën shtetërore të Delaware hodhi poshtë paketën e pagave të Musk për vitin 2018 e cila ksihte një vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë dhe e  ndihmoi për ta bërë atë një nga njerëzit më të pasur në botë. Aksionet e Tesla gjithashtu ranë rreth 24% brenda një viti.

Sigurisht, titulli i personit më të pasur në botë ndryshon shpesh në varësi të performancës së tregjeve. Musk dhe Arnault ende mbajnë shumë pasuri që nga viti 2020, vlera neto e pesë njerëzve më të pasur në tokë është rritur 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh duke marrë parasysh dhe inflacionin thuhet në raportin vjetor të pabarazisë të Oxfam.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN