Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, Bushati: Ne nuk jemi dele


Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit është diskutuar për ndryshimet në statut.

Në diskutimet që janë siguruar nga gazetari Osman Stafa, Edi Paloka ka deklaruar se Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshimet statutore. Kjo sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD.

Paloka po ashtu shprehet se ndryshimet në statut u konsultuan me Berishën. Në kryesia tha ai ka patur mendime të ndryshme, por në fund u arrit dakordësia.

“Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetaret. Sot propozojmë ndryshimet statutore qe u diskutuan dhe ne kryesi. U arrit mirëkuptim per formulimin.

Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Ne kryesi diskutuam gjate dhe patëm mendime te ndryshme por ne fund arritëm ne dakordësi”, ka thënë Paloka.

Ndërkohë ka qenë Endira Bushati, e cila ka debatuar me Palokën për rendin e ditës.

“E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’me kthyet përgjigje per rendin e ditës. Ne nuk jemi dele qe ta marrim vesh rendin nga media.

Ju thate me propozim te kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kunder. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”, tha Bushati.

Adriana Kalaja: Me vendim te kryesisë behën ndryshime statutore.

Flamur Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 dege qe kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetare te komanduar, te cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tone qe ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia.