Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich rinovon kontratën me talentin 18-vjeçar, sulmues premtues


Në korrik 2022, kur sapo kishte mbushur 17 vjeç, Bayerni e rrëmbeu nga Rennes duke shpenzuar 20 milionë euro. Sot, Mathys Tel përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e klubit bavarez dhe për këtë arsye ka nënshkruar zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2029.

Max Eberl, anëtar i bordit të drejtorëve të Bayernit, tha:

“Ne jemi të kënaqur që Mathys Tel ka zgjatur kontratën e tij me Bayernin. Ai është një bazë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi. Mbërriti në Mynih fare i ri dhe tani, në moshën 18-vjeçare, ka fituar përvojë të rëndësishme në nivelin më të lartë. Do të shënojë shumë gola të tjerë këtu.”

Christoph Freund, drejtor sportiv i Bayernit, shtoi:

“Çdo klub dëshiron lojtarë si Mathys Tel, të rinj, jashtëzakonisht të talentuar, të uritur dhe të etur për të mësuar. Mënyra se si luan, në moshën 18-vjeçare, është diçka e veçantë. Këtu ai ndihet si në shtëpinë e tij. Tani po hedhim hapat e ardhshëm së bashku dhe presim me padurim vitet e ardhshme me të”.

“Ky rinovim do të thotë shumë për mua. Kam mësuar shumë te Bayern, si brenda dhe jashtë fushës. Mynihu është bërë një shtëpi për mua dhe familjen time dhe tifozët janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për mua. Nuk mund të jem lojtari që jam pa ta. Kur luan për Bayernin, gjithmonë dëshiron të fitosh çdo trofe. Dua të shënoj sa më shumë, të luaj me zemër dhe energji për Bayernin dhe të jap gjithçka për këtë klub dhe tifozët e tij.”

Që nga transferimi i tij nga Franca, Tel ka bërë 59 paraqitje zyrtare me fanellën e Bayernit, duke shënuar 13 gola. Ai fitoi Bundesligën në sezonin e tij të parë.