Ministri i Financave Ervin Mete, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ai është thirrur në SPAK në cilësinë e deklaruesit.
Gjithashtu, Mete është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorëve, ku i përfshirë ka rezultuar dhe ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.
Raportohet se marrja e tij në pyetje ka të bëjë me kohën kur ai shërbente si zëvendës ministër në Ministrinë e Ekonomisë kur kjo e fundit drejtohej nga Arben Ahmetaj.