Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Sot jam me Elian, unë do kisha marrë kallashin nëse më prek prindin


Videoja e publikuar në rrjetet sociale midis Princ Lekës dhe ish bashkëshortes së tij, Elia Zaharias ka shkaktuar shumë reagime dhe ndasi midis mbështetësve nga të dyja palët.

Reagimeve u është bashkuar edhe aktivistja Evi Kokalari, e cila në një postim krahas mbështetjes së saj maksimale për Elian, shprehet se nëse ajo do të kishte qënë në atë situatë, do të kishte marrë kallashin.

Unë, do kisha marrë kallashin që të kuptonte mirë ky ‘princi’ çdo të thotë të jesh Shqiptar,” shkruan Kokalari.

 

Postimi i plotë:

Mbeshtetje maksimale serisht per Elian!

Tashti e pashe videon e plote dhe cdo femije do ti prishej gjaku nese do t’i preknin prindin e moshuar.

Unë, do kisha marrë kallashin qe te kuptonte mire ky ‘princi’ çdo te thote te jesh Shqiptar.

Bashkeshort te dyte gjen. Prind-JO!

Dashuri ❤️ pa fund per prinderit tane!