Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari grek: Po habitem, Tirana qenka shumë e bukur


Televizioni grek SKAY ka dërguar dje në Tiranë një korrespodent për të ndjekur live seancën e dënimit të Belerit.

Emisioni i mëngjesit Atériasti ka bërë një lidhje live nga kryeqyteti shqiptar me gazetarin Kristos Xiunos.

Ndërkohë që Xiunos fliste për gjyqin ndaj Belerit, ndodh diçka e paparashikuar. Një nga dy moderatorët e njohur të emisionit, nuk e ndërpreu lidhjen pas mbarimit të raportimit për Belerin, por i shprehu habinë gazetarit për pamjet nga Tirana që shfaqeshin live prapa tij.

Gazetari nga Tirana i përgjigjet “ke shumë të drejtë” dhe shton:

“Kam qenë para shumë vitesh në Tiranë por kjo që shoh këtë herë është e pakrahasueshme. Ka ndryshime të jashtëzakonshme, shoh një zhvillim të madh, ka gjithandej lëvizje dhe ndërtime, makina të reja, të rinj të veshur mirë, nuk ka të krahasuar kjo që shoh me Shqipërinë që njohim”.

Megjithëse flasin shpesh për shqiptarët, mediat greke japin shumë rrallë pamje të freskuara nga Shqipëria, duke përdorur arkivë të vjetëruar.

Kronika nga Tirana e emisionit të njohur të kanalit SKAY mund të shihet duke klikuar KËTU, rreth minutave 14-18.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Tema