Vendosni fjalën kyçe....

‘Gërdeci’/ Mediu: Çdo akt ka qenë në përputhje me ligjin, jam gati te pyetem për çdo gjë


Ish-ministri Fatmir Mediu në fjalën e tij para mediave pas shtyrjes së seancës për “Gërdecin”, tha se dëshmitarët janë thirrur për të fajësuar ministrin.

Sot shefi i sektorit juridik tha se çdo akt ka qenë në interes të shërbimit të vendit. Thirrja e dëshmitarëve sipas tij është detyrim i prokurorisë, që të sigurojë të jenë prezentë.

“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin. 

Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona.

Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë.”, tha Mediu.