Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet Muzeu Kombëtar, nuk do presë vizitorë deri në vitin 2028, do restaurohet


Muzeu Kombëtar ka njoftuar se do të jetë i mbyllur që nga 15 marsi 2024 deri në 15 mars 2028. 

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook, ku shpjegohet se mbyllja do të jetë për shkaqe të rikonstruksionit.

“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028”, njofton Muzeu Kombëtar.