Vendosni fjalën kyçe....

Panairi i turizmit në Berlin, Rama: Shqipëria mban Berlinin me këngë e valle


Në Berlin, këtë të mërkurë është zhvilluar dita e dytë e panairit të turizimit, ku Shqipëria po promovohet nën sloganin “Albania All Senses”.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale, ku në këtë panair, këndohen dhe kërcëhen valle shqiptare.

“Shqipëria mban Berlinin me këngë e valle. Panairi më i madh i turizmit në botë”, shkruan Rama në Instragram.

Shqipëria është zyrtarisht vendi i nderit i panairit më të madh global të turizmit ITB-Berlin 2025. Nga kryeqyteti gjerman, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe CEO i “Messe Berlin”, Mario Tobias nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen që e bën Shqpërinë “Host Country 2025”.

UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rekuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizituar nga 1 milionë vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)