Në një konferencë për media, Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se pensionistët janë mashtruar nga qeveria në lidhje me bonuset e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Ai theksoi se pamundësia e pensionistëve për të paguar faturat e energjisë është e papranueshme.
Vasili akuzoi qeverinë për mosmbajtje të premtimeve, duke e cilësuar këtë si një tregues të qëndrimeve dhe urrejtjes ndaj të moshuarve.
Për të adresuar këtë situatë, Partia e Lirisë propozon që shteti të subvencionojë 250 kW energji në muaj për të siguruar nevojat bazike të pensionistëve, siç janë gatimi, ngrohja dhe higjiena personale.
“PL propozon që 250 kW në muaj energji të subvencionohen nga shteti për të siguruar nevojat bazike, si gatimi, ngrohja dhe higjiena personale”, tha Vasili.