Vendosni fjalën kyçe....

Pronat ‘mollë sherri’ në familje, si u përplasën keqazi me pistoleta e sëpata vëllezërit në Lushnjë e Mat


Çëshjet e pronës duket se zënë një pistë kryesore në konfliktet që ndodhin brenda familjeve, përkatësisht midis vëllezërve.

Shpesh këto ngjarje përfundojnë edhe me dhunë fizike ndërmjet palëve. 

Të tilla ishin dhe ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në Lushjë dhe në Mat ku dy vëllezër të familjeve të ndyshme janë konfliktuar për çëshje pronësie duke shkaktuar dhunë me sende të forta.

Ngjarja e parë e regjistruar ishte ajo në Lushnjë nga ku mësohet se dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sëpatë.

Më pas policia e Lushnjës ka sqaruar ngjarjen e rëndë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një sherr të përgjakshëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.

Ngjarja e dytë e regjistruar është ajo në fshatin Midhë të Matit, ku një  61-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se goditi me sende të forta vëllanë.

“U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.

Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë”, njofton policia.