Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Lushnjë: Të garantojmë përfundimin e reformave për vizionin e Shqipërisë 2030


Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ishte në Lushnjë ku zhvilloi takim me organizatat socialiste ndërsa vijoi dhe me anëtarësimet e reja. Një prej porosive që la kryesocialisti ishte që Partia Socialiste të hapet e të shtrihet përtej kufijve të vjetër partiak në territor.

Besoj se jeni në dijeni të faktit që ky është një proces i shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në të gjithë organizmin e Partisë Socialiste dhe është një proces që lidhet me domosdoshmërinë që Partia Socialiste të hapet, të ripërtërihet dhe të shtrihet përtej kufijve të vjetër partiak në territor.

Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi të vetëdijshëm se progresi që kemi bërë me ekonominë, progresi që kemi bërë me drejtësinë, progresi që kemi bërë me pozicionimin ndërkombëtar të Shqipërisë e ka hapur një portë të re për Shqipërinë padiskutim, por kjo portë e re nuk duhet të mbyllet.”

Rama nënvizoi se PS duhet të  garantojë përfundimin e reformave me objektivat strategjikë Shqipëria 2030

“Cikli ynë i qeverisjes është një cikël i pambyllur, që do të thotë që të gjithë kantieret e reformave janë kantiere të pambyllura, që do të thotë që për të garantuar mbylljen e tyre me sukses, ne duhet të bëjmë ç’mos që të arrijmë objektivat strategjikë të vizionit të Shqipërisë 2030”.

I bindur kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë qendër votimi në Republikën e Shqipërisë që Partia Socialist nuk fiton dot.

“Unë kam besuar qysh kur kam filluar ta njoh nga brenda Partinë Socialiste dhe ta shkel të gjithë territorin dhe të shoh hap pas hapi dhe rezultatet, që nuk ka asnjë qendër votimi në Republikën e Shqipërisë që Partia Socialist nuk fiton dot, nuk ekziston.

Ama është pak por e sigurtë që ne kemi një potencial shumë më të madh se sa rezultatet, qoftë në aspektin e fushave të zhvillimit të vendit, kemi një potencial shumë më të madh se rezultatet në ekonomi, pavarësisht se sot pa diskutim ekonomia është më mirë se sa ka qenë ndonjëherë, por ama nuk është aq mirë sa, ne duhet ta bëjmë që të jetë. Pa folur për drejtësinë që nuk diskutohet, ka hyrë në një fazë të re, por është një fazë e re embrionale që duhet garantuar.

Ne kemi hyrë në procesin e negocimit me Bashkimin Europian, për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por ato që quhen negociata me Bashkimin Europian, në fakt nuk janë negociata në të vërtetë. Në të vërtetë ato janë çfarë Bashkimi Europian kërkon, e çfarë ne duhet të bëjmë.  Na duhet të garantojmë një shumicë qeverisëse të qëndrueshme, të aftë për të marrë vendime në vazhdim dhe një mbështetje për vazhdimin e reformave”.