Një shtetase në Sarandë ka qëlluar me mjet prerës bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, bashkëshorti është plagosur në pjesën e shpatullës përgjatë një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur midis tyre.
Aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.