Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Opozita po shkon drejt bashkimit, mision të rrëzojmë keqqeverisjen e Ramës


Jorida Tabaku, deklaroi në rubrikën Opinion në News 24,  se ka qenë dhe mbetet pro çdo iniciative për bashkimin e opozitës.

Deputetja e PD-së tha se duhet që të mos e sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikohet dhe të rrëzohet keqqeverisja e Ramës.

Jam pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam mbështetur Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së. Pozitive është që opozita po shkon drejt bashkimit. Është e rëndësishme që ne po shkojmë tek njerëzit. Duhet të mos sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikojmë qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka rëndësi se ku jam, e rëndësishme është që të bëjmë opozitë ndaj kësaj keqqeverisje. E rëndësishme është që opozita të bëhet më e gjerë, që të mos humbasë asnjë votë. Ne do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për profesionet e lira. Unë nuk besoj tek barazia, por tek drejtësia. Duhet të ketë drejtësi, çdokush të marrë atë që meriton. Po diskutojmë për një sistem, që ka prishur meritokracinë. Më kanë kontaktuar IT dhe persona të tjerë, që kanë hapur bizneset e tyre. Ky ligj prek rreth 30 mijë persona”, tha Tabaku.