Tensionet në Kuvend, përjashtohen nga seancat Noka, Nallbati dhe Saimir Korreshi. Sipas informacioneve, Noka është përjashtuar 30 ditë nga seancat plenare, Nallbati 20 dhe Korreshi 5.
Vendimi u mor sot nga Sekretariati i Etikës, i cili shqyrtoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PS. Kujtojmë se në seancën e së hënës, opozita protestoi sërish, ndërsa Noka tentoi që t’i bllokonte deputetit socialist, Vullnet Sina fjalën, duke i vendosur zhurmuese te mikrofoni.
Edhe dy deputetët e tjerë janë akuzuar për bllokim të punës në Kuvend.