Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e Kuvendit, shumica do votojë ligjin e investimeve strategjike, opozita do tentojë bllokimin


Në Kuvendin e Shqipërisë, pritet një seancë e tensionuar sot.

Disa deputetë, përfshirë Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin, dhe Saimir Korreshin janë të përjashtuar, ndërsa deputeti Edi Paloka mbetet i përjashtuar për shkelje të rënda të rregullores së Kuvendit.

Ligji për investimet strategjike, i cili ka shkaktuar përplasje me opozitën, është në rendin e ditës dhe pritet të votohet me votat e mazhorancës dhe pa diskutime megjithëse ka pritur kundërshti të ndjeshme.