Vendosni fjalën kyçe....

Elisabeta Imeraj: Ndaj Fredi Belerit nuk ka ende një vendim të formës së prerë


Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, deklaroi mbrëmjen e sotme se Fredi Beleri është një person ndaj të cilit nuk ka një vendim të formës së prerë.

E ftuar në Report Tv ajo tha se është e rëndësishme të respektohen standardet dhe se duhet pritur vendimi i gjykatës.

Imeraj theksoi se është e rrezikshme të mendohet se të gjitha gjykatat me radhë kanë gabuar në dosjen në fjalë.

“Të gjitha janë dosje që për shkak të përfshirjes së subjekteve përveç trajtimit juridik marrim dhe nuanca të tjera një e tillë është dhe çështja Beleri. Kjo çështje ka kaluar fazat hetimore, masa arrest me burg është kundërshtuar, kemi tre shkallë gjykimi. Beleri vazhdon të mbetet një person që nuk ka një vendim të formës së prerë. Përfshirja e tij politike e bën çështjen më të ndjeshme për t’u diskutuar. Jo vetëm si jurist por si qytetar, gazetar, deputet në çdo këndvështrim do ishte e mirë ta besojmë se këto gjykata kanë qenë konform ligjit duke realizuar të drejtën e tyre. Si jurist mendoj se gjykata në vendimmarrjen e saj do t’i japë zgjidhje pretendimeve të avokatëve të Belerit. Nëse është bërë kërkesë për pavlefshmërinë e një procesi që lidhet me bashkëpunëtorin e drejtësisë, gjykata ka dhënë arsyetim pse është i vlefshëm. Është e rrezikshme të mendohet se të gjitha gjykatat me radhë kanë gabuar. Nga ana tjetër është e rëndësishme të themi se ajo që duhet është respektimi i standardeve. Ajo që duhet të pritet është arsyetimi i vendimit të gjykatës.” – tha Imeraj.