Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 11 mars në orën 12:30 seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për të vendosur nëse do të pranojë kërkesën e tij për detyrimin e prokurorëve që ta pajisë me aktet e hetimit paraprak.
Gjatë seancës avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar se skanimi i akteve kushton mbi 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra që duhen shlyer nga pala kërkese që ti vihen në dispozicion.
Avokati pretendon se në bazë të ligjit, pala nën akuzë, paguan shpenzime gjyqësore vetëm nëse dënohet me vendim të formës së prerë.