Marina meksikane tha të mërkurën se një nga helikopterët e saj u rrëzua në oqeanin Paqësor pak pasi u ngrit nga kuverta e një anijeje patrullimi, duke lënë të vdekur tre persona të personelit të marinës dhe dy të tjerë të zhdukur.
Shkaqet e rrëzimit ishin janë duke u hetuar thonë mediat e huaja. Tre nga tetë personat në bordin e helikopterit u shpëtuan të gjallë dhe u dërguan në tokë për trajtim, ku gjendja e tyre u paraqit e qëndrueshme.
Dy nga të vdekurit ishin femra anëtare të shërbimit të marinës.
Helikopteri Eurocopter Panther u ngrit nga një anije patrullimi oqeanike në distanca të gjata rreth 200 milje detare (370 kilometra) në jugperëndim të portit të bregdetit të Paqësorit të Lazaro Cardenas.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ABC